Ajo festoi vet ditëlindjen ditën e djeshme ndërsa sot shtëpia e Fjodora Fjorës paska një tjetër datë të shënuar, madje edhe më të rëndësishme. Djali i vetëm i drejtueses së emisionit “Chic” Alteo mbush 5 vjeç dhe mami Fjodora nuk kishte si të mos i dorëzohej urimit në Instagram siç rrallë herë bën në fakt. Nën foton e të birit që tregon pëllëmbën e tij të hapur dhe 5 gishtat e vegjël, Fjora shkruan: “Sot ai bën 5 vjeç. Nuk kam fjalë të përshkruaj atë çka ndjej, djali im, jeta ime, fryma ime…”.
Fjodora Fjora është nëna adoptuese e vogëlushit të cilin arriti ta birësoi në vitin 2014 kur vogëlushi Alteo asokohe ishte vetëm 1 vjeç.