“ARBANA OSMANI U TMERRUA”/ Pas akuzave të Evis Mulës, Xhemi Shehu hedh kunjin (FOTO) – AlpeGossip
“ARBANA OSMANI U TMERRUA”/ Pas akuzave të Evis Mulës, Xhemi Shehu hedh kunjin (FOTO)

“ARBANA OSMANI U TMERRUA”/ Pas akuzave të Evis Mulës, Xhemi Shehu hedh kunjin (FOTO)

Evis Mula, këngëtarja dhe sopranoja e njohur ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave pas deklaratës së saj e ftuar në “Wake up”. Evisi duke kujtuar kohën kur prezantonte “Top Fest 1”, tha se kur Arbana mori vesh se ajo do të drejtonte, u tmerrua.

“Arbana Osmani u tmerrua atehere se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë”, u shpreh Evisi.

Arbana Osmani ka zgjedhur të mos reagojë pas kësaj deklarate, por në vend të saj ka reaguar Xhemi. Arbana postoi një foto në Instastory ku shfaqej krah Xhemit dhe shkruante: “Në kërkim të një shoqeje të re”.
Foton e ripostoi edhe Xhemi e cila shkruajti: “Evisi po të kërkonte”, duke thumbuar kështu sopranon.