PËR HERË TË PARË/ Tuna flet për raportin me Norën dhe Robertin (FOTO) – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË/ Tuna flet për raportin me Norën dhe Robertin (FOTO)

PËR HERË TË PARË/ Tuna flet për raportin me Norën dhe Robertin (FOTO)

Mesiguri që ju ka rastisur të lexoni për deklaratën e bujshme të Robert Berishës, i cili i ftuar tek “Rudina” u shpreh se “Tuna ka probleme me gjithë estradën shqiptare. Ne nuk ishim në festën e nipit dhe i kërkoj falje Patrisit, por nuk do të jemi në asnjë gëzim familjar për shkak të Tunës. Shpresoj që Tuna të bëhet një nënë e mirë”, për të vazhduar më pas me të tjera detaje në “n’Kosovë show”. Tuna nuk reagoi kurrë, siç ka bërë pothuajse me gjithë rastet kur të tjerët kanë përmendur emrin e saj.

Në një intervistë për “Prive” pas 2 vitesh mungesë, Tuna tregoi arsyet pse nuk reagoi kurrë mbi gjithë çka tha Robert Berisha intervistë pas interviste.

“Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton: unë, Patrisi dhe Tian. Kështu që të gjithë të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time, vendimet e tyre janë të parëndësishme. Ne jetojmë në një shtet të lirë, mediat i japin hapësirë gjithkujt. Kushdo mund të shprehë mendimin e lirë, unë për vete nuk kam kohë për këto gjëra. Në intervista dal për projektet personale, të tjerët janë të parëndësishëm.