Kujt i ngjan Ajka, Xhensilës apo Besit? Niko Komani na shuan kureshtjen të gjithëve (FOTO) – AlpeGossip
Kujt i ngjan Ajka, Xhensilës apo Besit? Niko Komani na shuan kureshtjen të gjithëve (FOTO)

Kujt i ngjan Ajka, Xhensilës apo Besit? Niko Komani na shuan kureshtjen të gjithëve (FOTO)

Po flasim për një nga emrat më të lakuar nga të gjithë, atë të vajzës së këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Bes Kallaku.

Ajkën e vogël jemi të gjithë kuriozë ta shohim, edhe pse ka pak muaj që ka lindur. Por deri sa prindërit e saj të vendosin për ta bërë publike vogëlushen e tyre, stilisti Niko Komani na ka shuar pak kureshtjen në lidhje me pyetjen: Kujt i ngjan Ajka, Xhensilës apo Besit?

Në një intervistë ekskluzive për rubrikën “Scroll Down” me “iconstyle.al”, Niko Komani zbuloi se Ajka në fakt ka marrë tipare nga të dy prindërit.

Si miku prej vitesh i këngëtares dhe bashkëpunëtori në klipin e saj të fundit më të suksesshëm, “Çika çika”, Niko Komani ka komunikim me prindërit e Ajkës.

E duke qenë se është ende herët për të dalë në përfundime, ai tregoi se kjo gjë e ka bërë Xhensilën dhe Besin të mos bien dakord me njëri-tjetrin në lidhje me atë se kujt i ngjan vajza:

“Ajka momentalisht është në muajt e parë dhe është në atë miksin. Xhensila thotë që më ngjan mua, Besi thotë që më ngjan mua. Nuk e di, secili thotë që i ngjan vetes së vet”, thotë Niko Komani për “iconstyle.al”.

Për më tepër ndiq videon në min 5:37