GATI PËR NJË TJETËR DASËM/ Çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar zbulon kur do të martohet (FOTO) – AlpeGossip
GATI PËR NJË TJETËR DASËM/ Çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar zbulon kur do të martohet (FOTO)

GATI PËR NJË TJETËR DASËM/ Çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar zbulon kur do të martohet (FOTO)

Thuajse tre vite më parë,ai i propozoi asaj për martesë gjatë spektaklit “Prive Reality” dhe që prej asaj dite, të gjithë kanë qenë në pritje të një lajmërimi mbi dasmën e tyre.

Por duket se fansat e çiftit Blero Muharremi-Afrona Dika nuk do të presin dhe shumë gjatë, pasi së fundmi ka qenë vetë modelja ajo që ka zbuluar se kur do të mbahet ceremonia e kurorëzimit të tyre.

Në një postim në “Insta Story”, Afrona ka publikuar foton e një qenushi, i cili mban mbi hundë një unazë martese.

Në foton në fjalë, modelja ka etiketuar Bleron, duke shkruar gjithashtu shifrën “2019”, çka do të thotë se vitin e ardhshëm, na pret një tjetër dasmë VIP.