Moderatori e ngacmoi për Afërdita Dreshaj/ Shpat Kasapi largohet në mes të emisionit (FOTO) – AlpeGossip
Moderatori e ngacmoi  për Afërdita Dreshaj/ Shpat Kasapi largohet në mes të emisionit (FOTO)

Moderatori e ngacmoi për Afërdita Dreshaj/ Shpat Kasapi largohet në mes të emisionit (FOTO)

“Kojshia Show” kishte realizuar një kamera të fshehtë për këngëtarin Shpat Kasapi, mirëpo ky i fundit e ka cilësuar si një shaka totalisht pa kripë. Madje këngëtari i hitit “Kush të ndau prej meje” braktisi studion e emisionit gjatë transmetimit direct

Menjëherë sapo nisi biseda në studio me Shpatin, moderatori ftoi në studio një vajzë të re, e cila prezantohet si e dashura e Shpatit dhe që vjen nga Shqipërisë.

“Afërditë ti je?” pyet moderatori.
“Prapë me këto kamerat e fshehta ju?” – tha Shpati, teksa dallohet qartë se është në siklet.
“Afërditë a je ti?”- pyet sërish moderatori.
“Ejj tani….” përgjigjet Shpati nga ana tjetër.
“Na keni ardhur në majë të hundës me këto kamerat.”- thotë Shpati, duke u përpjekur t’i japë fund kameras së fshehtë.