Luana Vjollca është një ndër moderatoret më joshëse në ekranin shqiptar.
Jo vetëm moderatore, por atë e kemi parë edhe si këngëtare me projekte që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.
Ajo vetëm që nuk kursehet me postimet e saj të nxehta në “Instagram” ku shpesh i bën meshkujt për ujë të ftohtë, por këtë herë Luana ka bërë lëvizjen e papritur.
Bukuroshja duket se po e shijon ditën e sotme në shtëpi. Sipër një arushi gjigand dhe para pc Luana ka postuar foto duke ngrënë.
Duhet thënë se na hipi nepsi edhe ne nga përtej ekranit.