Jepi një vajze këpucët e duhura dhe do të sundojë botën. Jepi fustanin e gabuar dhe do të nevrikosë miliona fansa në të gjithë botën. Fustani ikonik i Marilyn Monroe u vesh nga Kim Kardashian në eventin Met Gala 2022 dhe pasi ndezi diskutime të shumta, u rikthye i dëmtuar.
Llogaria @themarilynmonroecollection në Instagram ndau me ndjekësit fotot e fustanit para dhe pasi ta vishte Kim Kardashian dhe tregoi se mungonin kristale dhe në disa pjesë fustani ishte shqepur.
Sigurisht, fansat e nisën edhe njëherë nga e para gjithë diskutimin dhe disa prej tyre ndihen vërtet keq që u dëmtua një pjesë e rëndësishme e historisë dhe fustani legjendar i ikonës Monroe. Për shtetasit amerikanë, ky fustan ka një vlerë të madhe, pasi Marilyn Monroe e ka veshur në ditëlindjen e 45-të të presidentit John F. Kennedy dhe ka performuar këngën “Happy Birthday” në nder të tij.
“A ia vlejti?”, shkruan dikush, ndërsa një komentues tjetër thotë: “Pa diskutim, dëmi është i dukshëm”.
Fustani i cili i përputhej në mënyrë perfekte linjave të aktores, kishte ngjyrë nude dhe është dekoruar me 2,500 gurë.
Kardashian e risolli në vëmendjen e të gjithëve kur e veshi në Met Gala 2022, ku rrëfeu edhe sakrificën e dietës dhe së kilogramëve në një periudhë të shpejtë kohore.