DASHURIA EKZISTON/ Këtë na e vërtetoi Genta Ismajli me të dashurin e saj nga Instagrami – AlpeGossip
DASHURIA EKZISTON/ Këtë na e vërtetoi Genta Ismajli me të dashurin e saj nga Instagrami

DASHURIA EKZISTON/ Këtë na e vërtetoi Genta Ismajli me të dashurin e saj nga Instagrami

Sa këndshëm do ishte sikur të gjithë t’i përgjigjeshin pozitivisht dhe pa hezituar pyetjes “a ke dashuruar ndonjëherë.” Edhe nëse s’arrijmë kurrë në atë pikë, le të gjejmë ngushëllim te Genta Ismajli që është dashuruar kokë e këmbë, si të ishte adoleshente.

Në nëntor u publikuan fotot e para të këngëtares dhe partnerit të saj turk, që quhet Usta. Shkurtimisht më pas ajo filloi të postonte vetë foto me të dhe të gjërave që bënte me të. S’është ndalur që nga ai moment.

Këtu janë një nga ditët dhe netët magjike në Stamboll.

Më vonë zbuluam se Usta i kishte propozuar Gentës përmes një shkrimi në urën e Bosforit dhe fishekzjarreve që mbushën qiellin. Thuhet se Genta tha po.

Instagrami i Genta Ismajlit është provë që dashuria ekziston

Besojmë se kjo është fotoja e parë bashkë që publikuan në Instagram. “Jemi më gjallë se kurrë kur jemi të dashuruar,” thotë ajo. E drejtë.

Për Krishtlindje, ai i bleu gjithë ç’kishte dyqani më i afërt i Louis Vuitton. “Dashuria ime, je i mrekullueshëm. Për gjithë dhuratat e bukura që më dhe për Krishtlindje. Gëzuar festat,” tha Genta në dhjetor.

Këtu janë në një helikopter mbi Chicago. Super pamje. “Çdo histori dashurie është e bukur, por jona është e preferuara ime,” thotë ajo.

Ndërsa këtu janë në një makinë? Si makinë duket. “I dua sytë e mi kur i sheh ti. E dua emrin tim kur e thua ti. E dua zemrën time kur e prek ti. E dua jetën time kur të ka ty,” i vuri vulën këngëtarja.

Figurat e vogla në cep të pikturës janë pikërisht Genta dhe Usta, në një nga daljet e tyre të shumta romantike. Mesa kuptohet nga përshkrimi, pikturën e ka bërë një mik i tyri.

Këtu po dalin nga ashensori. “Ti më lë pa frymë, dashuri,” shtoi Genta dhe qartësoi në një koment. “I pari doli thjesht për të bërë një foto.” Çun me norma.

Ndoshta vërtet bota s’ka parë dashuri si kjo. Ndoshta është fillimi, por sidoqoftë, ndjenja, foto dhe përshkrime pozitive si këto në Instagram s’na bëjnë dëm.