PAS TUNËS/ Këngëtarja e njohur shqiptare mban koncert këtë muaj (VIDEO) – AlpeGossip
PAS TUNËS/  Këngëtarja e njohur shqiptare mban koncert këtë muaj (VIDEO)

PAS TUNËS/ Këngëtarja e njohur shqiptare mban koncert këtë muaj (VIDEO)

Me zërin e saj Rona Nishliu arriti të fitonte zemrën e të gjithë Europës në 2012-n, kur konkurroi në Eurovision.

Që pas martesës së saj në shtator të vitit të kaluar, nuk kishim mësuar ndonjë detaj nëse Rona do t’i rikthehej skenës me këngë të reja.

Tashmë mësohet se Nishliu do të mbajë një koncert më 24 prill, që quhet “Mindil”. Nga postimet e saj në Instagram kuptojmë se, këngët do të jenë të rrymës “jazz”, por do të kenë edhe motive ballkanike e popullore shqiptare.

Koncerti do të mbahet në Kino Armata në Prishtinë dhe nis nga ora 20:00.