“E NDJEK EMISIONIN ME GJITHË PLAKËN”/ 77-vjeçari, i çmendur pas “Për’Puthen”, ja cilën vajzë zgjedh ai (VIDEO) – AlpeGossip
“E NDJEK EMISIONIN ME GJITHË PLAKËN”/ 77-vjeçari, i çmendur pas “Për’Puthen”, ja cilën vajzë zgjedh ai (VIDEO)

“E NDJEK EMISIONIN ME GJITHË PLAKËN”/ 77-vjeçari, i çmendur pas “Për’Puthen”, ja cilën vajzë zgjedh ai (VIDEO)

Një i moshuar ka befasuar të gjithë teleshikuesit e Top Channel dhe në veçanti pjesëmarrësit e emisionit” Për’Puthen”.

77 vjeçari, Sadik Memaj kishte dërguar fillimisht një letër pranë emisionit, ku vlerësonte maksimalisht të pranishmit, por e preferuara e tij ishte Tea.

“Përgëzoj të gjitha vajzat, në veçanti Tean. Është shumë e pjekur, e përgëzoj për zgjedhjen”, tha Memaj.

Drejtuesit e emisionit menduan ta ftonin Memajn në emison. Teksa po fliste nga vendi ku ulet zakonisht Arjan Konomi, i moshuari tha se “emisionin e ndjek bashkë me plakën”, ndërsa pati edhe një vërejtje për të rinjtë: Duhet të dëgjojnë më shumë dhe të flasin më pak.

“E ndjek emisionin me gjithë plakën. Ajo më thotë është lojë, unë i them është e vërtetë. Ky emision më pëlqen shumë”, tha Memaj.

Kliko linkun

https://www.instagram.com/tv/CJ4U-bCh3-i/?utm_source=ig_web_copy_link