“DO TI KALOJA EDHE 1000 HERË…”/ Kiara bën dedikimin emocionues në 1 vjetorin e njohjes me Luizin – AlpeGossip
“DO TI KALOJA EDHE 1000 HERË…”/ Kiara bën dedikimin emocionues në 1 vjetorin e njohjes me Luizin

“DO TI KALOJA EDHE 1000 HERË…”/ Kiara bën dedikimin emocionues në 1 vjetorin e njohjes me Luizin

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito këto ditë përveç gëzimit të festave, festojnë edhe përvjetorin e tyre të njohjes. Dyshja, tashmë tepër e popullarizuar u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Më 24 dhjetor të vitit 2022, këngëtari dhe moderatorja u bënë pjesë e reality show-t, ku patën një rrugëtim të gjatë, të bukur dhe plot të papritura.

Luizi e shprehu që në fillim pëlqimin për Kiarën, ndërsa kjo e fundit ishte kundër krijimit të një lidhje. Por me kalimin e ditëve aty brenda, këngëtari arriti që t’i fitonte zemrën moderatorës.

Madje brenda shtëpisë së BB VIP, Ejlli vendosi që t’i propozonte Titos për martesë dhe sigurisht që ajo tha “PO”. Gjithashtu në finalen e madhe ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Tashmë çifti i dashur për publikun shumë shpejt do të bëhen prindër. Kiara është në pritje të ëmbël dhe pret një vajzë.

E teksa ka kaluar fiks 1 vit nga njohja e tyre, Kiara ka vendosur që të bëjë një dedikim të ëmbël partnerit të saj, si dhe ka falënderuar të gjithë ata që besuan te dashuria e tyre.

Moderatorja e njohur ka postuar një video në “Instagram”, ku janë shkëputur momente të ndryshme nga qëndrimi i tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Si sot 1 vite me pare, jeta ime dhe e jotja do te ndryshonin pergjithmone. Sikur ta dija perfundimin e lumtur te kesaj historie, do ti kaloja edhe 1000 here te tjera ato sfida, vuajtje dhe peripeci. Ne 24 dhjetor 2022, te takova ty, qe me mbushe shpirtin plot dhe me dashurove pa kushte, une si shperblim te dhash ty dhuraten me te bukur ne jete 👼🏻. Gezuar 1 vjetorin! Te Dua perjetesisht dhe faleminderit qe me ke bere te besoj ne perralla, sepse cdo gje qe ti ke bere per mua ka qene perfekte.

@itsluizejlli

Kjo video ne fakt eshte dhe per kedo qe ne jete shpreson cdo dite, mos reshtni kurre se besuari sepse me e mira do te behet per secilin. Cdo vite i ri, eshte nje kapitull i ri ne jeten tuaj♥️

Faleminderit edhe njeher te gjitheve, qe besuat tek ne dhe na mbeshtesni cdo dite e me shume njesoj sikur te ishte dita e pare. #Luki Ju duam!”, shkruan Kiara.