Për Ema Andrean dielli lindi 24-vjet më parë! Ky është dedikimi plot dashuri ndaj… (FOTO) – AlpeGossip
Për Ema Andrean dielli lindi 24-vjet më parë! Ky është dedikimi plot dashuri ndaj… (FOTO)

Për Ema Andrean dielli lindi 24-vjet më parë! Ky është dedikimi plot dashuri ndaj… (FOTO)

Që kur Sara Kapo është shfaqur për herë të parë në publik, është vënë re ngjashmëria me të ëmën, aktoren Ema Andrea, por në disa foto, kur janë të dyja, të duket si një lojë e shikimit sepse janë krejt njëlloj.

Janë si dy binjake identike me 23 vjet diferencë. Ema Andrea dhe Sara Kapo zor se besohet se janë nënë e bijë pasi marrëdhënia e tyre nuk ka limite apo barriera.

Shpeshherë i shohim së bashku në rrjetet sociale ku flasin për njëra-tjetrën me shumë humor e ndonjëherë me superlativa. Kështu ka ndodhur edhe në një status të bërë nga Ema për ditëlindjen e Sarës.

Ajo ka krijuar një poezi ku tregon sesa shumë e do vajzën e saj dhe sa krenare është për të. Sara e cila vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin e saj “Watching You” që është bërë pjesë e “The Top List”, ka marrë urimin më të ëmbël nga mamaja e saj.

“Për ty do shpikja fjalën prej fillimit, do zbuloja ngjyrën e qiellit dhe peshën e tokës do e mbaja mbi shpinë. Për ty do shpikja dimensionin e përjetshëm pa kohë e pa hapësirë!

Për ty do shpikja gjymtyrë e lëkurë e zemër, farën e lulen e botën nga e para do e bëja! Mundem veç të përulem mirënjohëse për ekzistencën tënde! E vogla ime ti!

Dashuria lindi me ty dhe kaq mjafton për të ecur zbathur në tokën e frikës! 24 vjet më parë lindi një Diell”- ka shkruar Ema në Facebook-un e saj.