E TMERRSHME/ Zjarrfikësi sulmon me acid të fejuarën e tij (FOTO) - AlpeGossip
E TMERRSHME/ Zjarrfikësi sulmon me acid të fejuarën e tij (FOTO)

E TMERRSHME/ Zjarrfikësi sulmon me acid të fejuarën e tij (FOTO)

Një zjarrfikës vietnamez është akuzuar se ka djegur me acid fytyrën e të fejuarës së tij pas një skene xhelozie.

Në një postim në Facebook ai tha se e sulmoi sepse ajo po kërkonte një mënyrë për ta braktisur atë pak kohë përpara dasmës, pasi ai kishte filluar të abuzonte me të.

Ajo tha se ishte përpjekur për t’u ndarë por ai kishte këmbëngulur që familja e saj dhe familja e tij të bisedonin.

Dy familjet u takuan të nesërmen në shtëpinë e vajzës dhe i fejuari e ndoqi pas në kuzhinë ku dhe e sulmoi me acid në fytyrë. Acidi dëmtoi fytyrën, krahët dhe këmbët e vajzës, si dhe disa dëmtime të vogla tek prindërit e saj.

Sipas nënës së saj, vajza është shpërfytyruar keq dhe ka kryer 10 operacione në 5 muajt e fundit.