E MBANI MEND? 75 vjeç por Firdevsi habit kalimtarët me pamjen – AlpeGossip
E MBANI MEND? 75 vjeç por Firdevsi habit kalimtarët me pamjen

E MBANI MEND? 75 vjeç por Firdevsi habit kalimtarët me pamjen

Falë roleve në seriale shumë të ndjekur që janë transmetuar në Shqipëri, aktorja Nebahat Çehre është tashmë shumë e njohur për publikun. Ajo ka luajtur rolin e Firdevsit në “Dashuri e ndaluar”, rolin e sulltaneshës në “Sulejmani i madhërishëm” dhe rolin e mamasë së Elifit në “Diamante dhe dashuri”.

Ndonëse 75 vjeç, aktorja është ende në formë dhe ditën e djeshme është fotografuar në rrugë nga paparacët.

Në fotot e publikuara nga CNN Turk, Nebahat shfaqet e veshur moderne, me pantallona të grisura, me syze e flokët e kapur topuz.

E pyetur nga gazetarët se me çfarë po merret, aktorja u përgjigj se po lexon skenaret që i kanë ardhur dhe ndoshta së shpejti e shohim me një serial të ri.