Fansat e Rihannës u tronditën kur zbuluan se gjatë gjithë kësaj kohe e kanë shqiptuar gabim emrin e këngëtares, pasi kjo e fundit u prezantua në një video për “Vogue”.
Këngëtarja 31-vjeçare ka shkaktuar trazira në Twitter kur foli në një video të realizuar nga Parisi të enjten e kaluar.
Pasi dëgjuan videon dhe mënyrën sesi këngëtarja e shqiptonte emrin e saj, fansat u tronditën dhe menjëherë nisën me publikimet në Twiter ku shkruanin: “Pra, kemi gjithë jetën qe e dimë gabim emrin e Rihanna-s!”
Të tjerë i kanë kërkuar falje këngëtares për të gjitha këto vite që e kanë ditur gabim emrin e saj: