TRENDET “IN” TË SEZONIT/ Provojini këto në make up-in e përditshëm dhe nuk do të zhgënjeheni (FOTO) – AlpeGossip
TRENDET “IN” TË SEZONIT/ Provojini këto në make up-in e përditshëm dhe nuk do të zhgënjeheni (FOTO)

TRENDET “IN” TË SEZONIT/ Provojini këto në make up-in e përditshëm dhe nuk do të zhgënjeheni (FOTO)

Vera është periudha që të gjithë e presim me padurim sepse kerkon nje minimum mundimi ne rutinën tone të bukurisë: faqe të skuqura, lëkurë natyralisht e nxirë dhe flokë të valëzuar direkt nga vetë deti. Nëse në këtë periudhë vendosni që në ndonjë rast të bëni tualet, ky sezon vere ka plot trende makeup-i që ia vlen ti provoni.

Duke nisur që nga peneli i syrit me ngjyra të ndryshme që tashmë është shëndruar në një trend Instagrami, e deri tek buzët e shkëlqyera, këto truke tualeti të lejojnë të bësh sa më pak ose sa më shumë makeup që ti dëshiron. Vazhdoni më poshtë për të pare truket më të bukura për te cilat fytyra juaj ka qenë duke pritur.

Pak Neon

Peneli i zakonshëm i harkuar në syrin tuaj i cili është simbol i  trendeve te viteve 50’ tani ka gjetur mënyrën të ndihet më modern dhe i kohës. Kylie Jenner vendosi ta shoqërojë penelin e përditshëm me ngjyrosjen e cepit të brëndshëm të syrit me një ngjyrë neon, dhe kaq mjaftoi që ta kthente atë në një trend.

Rozë e shkëlqyeshme

Duke gjykuar nga fakti se një numër i madh VIP-ash kanë  përdorur  ngjyrën rozë kudo në fytyrën e  tyre, ky model është kthyer në trendin më të përfolur për këtë verë. Vendoseni  këtë ngjyrë në sy, faqe, buzë dhe ju do të shkëlqeni.

Shkëlqyes I ftohtë

Përshëndetje moda e vjetër e viteve 90’! Vijëzoni buzët tuaja me një laps me ngjyrë nude të errët, bjerini sipër me një shkëlqyes  të nuancave të ftohta dhe më pas miksojini me kujdes sëbashku. Ky model i lyerjes së buzëve  dihet që është i vjetër dhe pak i ngarkuar kështuqë përpiquni ta mbani pjesën tjetër të fytyrës të thjeshtë dhe të këndshme.

Cepa të shkëlqyeshëm

Ky është një nga trendet më të përhapura të këtij sezoni, kështuqë ju sygjerojmë  ta provoni patjetër. Bëni një tualet shumë të thjeshtë  dhe shtoni  në cepat e brëndshëm të syve  tuaj një highlighter me shkëlqim diamanti. Do të vërë në pah sytë tuaj dhe do ju tregojë të thjeshtë!

Provojini këto dhe do të na kujtoni!

/AlpeGossip.al