NUK E PASKEMI DITUR/ Zbulohen lidhjet e reja FAMILJARE mes të famshmëve shqiptarë (FOTO) – AlpeGossip
NUK E PASKEMI DITUR/ Zbulohen lidhjet e reja FAMILJARE mes të famshmëve shqiptarë (FOTO)

NUK E PASKEMI DITUR/ Zbulohen lidhjet e reja FAMILJARE mes të famshmëve shqiptarë (FOTO)

Shqipëria është një vend shumë i vogël, ndaj jo rrallëherë jemi surprizuar me faktin që shumë personazhe të famshëm të showbizit kanë lidhje gjaku. Disa prej tyre i kemi zbuluar më parë ku mund të themi pa frikë se as na kishte shkuar mendja tek ta.

Së fundmi me risinë e re në instagram fansat u kanë bërë pyetje VIP-ave të showbizit dhe ata janë përgjigjur sinqerisht. Me këtë rast përveç disa detajeve të reja nga jeta e tyre mësuam dhe disa lidhje të tjera mes të famshme që nuk i dinim.

Fillimisht ishte Dojna Mema e cila zbuloi se e kishte çun xhaje Marin Memën.  Askujt nuk ia priste mendja për lidhjen familjare që mund të kishin dy moderatorët mjaft të njohur në TCH.

Ndërkohë edhe reperja më e re, Rina ka zbuluar sëfundmi një detaj që askush nuk e dinte. Në një nga pyetjet që i është bërë nga ndjekësit në lidhje me Unikkatilin ajo ka treguar se kishin lidhje familjare. “Me Unikkatilin njihemi familjarisht, për ata që nuk e kanë ditur. Çfarë mendoj për Unikkatilin? Çfarë të them veçse ëhstë një legjendë e gjallë?”, shkruan ajo.

Ditën e sotme mësuam dhe për lidhjen familjare që kishte Anjeza Shahini me Mirin e WSF. Emri i tij është Armir Shahini dhe kjo ishte diçka të cilën dy këngëtarët nuk kanë folur më parë.

Përgatiti AlpeNews.al