Klaudia Pepa në një lidhje pas ndarjes nga Albi? Publikohet FOTO që e nxjerr zbuluar – AlpeGossip
Klaudia Pepa në një lidhje pas ndarjes nga Albi? Publikohet FOTO që e nxjerr zbuluar

Klaudia Pepa në një lidhje pas ndarjes nga Albi? Publikohet FOTO që e nxjerr zbuluar

Ndarja e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës ka qenë një nga temat më të diskutuara të vitit të kaluar dhe që bëri shumë bujë. Publiku ka pasur gjithnjë interes të dijë mbi marrëdhënien e dyshes, edhe kur ishin bashkë, por edhe tani të ndarë.

Teksa Albi po përflitet se është në një lidhje me balerinën Alba Hoxha, nga ana tjetër edhe për Klaudiën ka pasur aludime se mund të ketë nisur një lidhje të re sa herë balerina me famë në Itali postonte foto me ndonjë personazh të njohur italian.

Megjithatë të gjitha aludimeve Klaudia i ka dhënë përgjigje sot me foton e postuar në Instagram ku shfaqet në pishinë, me bikini dhe si gjithmonë në super formë teksa pranë saj ka një komardare në formë unaze. “Një unazë e madhe për një vajzë beqare”, shkruan Klaudia duke shkaktuar shumë reagime nga fansat.