“NË KUADËR TË PROGRAMIT”/ Kristi dhe Dea gjithmonë e më afër njëri-tjetrit – AlpeGossip
“NË KUADËR TË PROGRAMIT”/ Kristi dhe Dea gjithmonë e më afër njëri-tjetrit

“NË KUADËR TË PROGRAMIT”/ Kristi dhe Dea gjithmonë e më afër njëri-tjetrit

Vetëm dy javë më parë, Kristi dhe Dea janë bërë pjesë e jurisë në “She’s on Top”, në Top Channel. Edhe për shkak të këtij projekti janë parë më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit kohët e fundit. Megjithatë, Dea më shumë dhe Kristi më pak, kanë nisur edhe të ngacmojnë pak fansat e tyre me daljet e shpeshta apo me aktivitetet që bëjnë gjatë ditës edhe për shkak të programit.

Dea, nga ana tjetër, i pëlqen komplimentet e Kristit çdo të diel për veshjen e saj, madje ajo edhe i kërkon me çdo kusht që ai të thotë patjetër diçka për mënyrën se si duket (siç ndodhi të dielën e kaluar).

Çfarë po ndodh në fakt?

Dea e di mirë që shumë prej ndjekësve të tyre kanë nisur të dyshojnë për një romancë të mundshme mes saj dhe Kristit, edhe pse, në fakt, deri tani nuk duket asgjë e tillë.

 

 

E ftuar në “Ftesë në 5”, pak ditë para se të niste programin e ri në Top Channel, Dea tha se ajo dhe Kristi janë shokë shumë të mirë, por e përcolli me një buzëqeshje pyetjen e Bietës nëse mund të ketë tjetër gjë pas kësaj.

Kimia që është e dukshme deri tani mes Deas dhe Kristit duket se do të jetë e tillë, të paktën derisa dy anëtarët e jurisë të jenë në “She’s on Top”. Më vonë, askush nuk di asgjë çfarë mund të ndodhë….

Për momentin, Dea dhe Kristi po bëjnë edhe pazaret bashkë… Në kuadër të programit…