ARBANA OSMANI NË PLAZH ME FAMILJEN/ Dalin FOTOT, ja si duket moderatorja në ditët e fudnit të shtatzanisë – AlpeGossip
ARBANA OSMANI NË PLAZH ME FAMILJEN/ Dalin FOTOT, ja si duket moderatorja në ditët e fudnit të shtatzanisë

ARBANA OSMANI NË PLAZH ME FAMILJEN/ Dalin FOTOT, ja si duket moderatorja në ditët e fudnit të shtatzanisë

Arbana Osmani nuk ia ka kursyer vetes ditët e plazhit të kësaj vere edhe pse është në prag të lindjes së fëmijës së dytë. Në disa fotot të publikuara nga Panorama Plus, moderatorja shfqet në plazhet e jugut duke u relaksuar në shoqërinë e familjarëve të saj.

Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti dhe trupi i saj ka pësuar ndryshime gjatë shtatzënisë. Për të gjithë ata që janë kureshtarë të shohin se si duket moderatorja në muajin e fundit të shtatzënisë.

Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, regjisorin Eduart Grishaj. Gjatë gjithë muajve të shtatzënisë, ajo ka qenë mjaft aktive me udhëtime të shpeshta dhe video ku eksperimentonte me gatimin, pasionin e saj të madh.

Ndërkohë që pritjes së ëmbël po i vjen fundi, duket se pasi djali të vijë në jetë, Arbana ka plane për ceremoni dasme dhe hapjen e biznesit të saj, që do të jetë një restorant luksoz.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për sa i përket emisionit të saj i cili nis në janar, vetë Arbana ka pohuar se shpreson që gjithçka të shkojë mirë dhe të jetë ajo përsëri moderatorja.

Nga ana tjetër, Arbana ka rrëfyer në “Instagram” një tjetër plan të madh që ata kanë bërë përveç televizionit. Në “Instastoryn” e Arbana Osmanit, vështirë të kalojë një ditë pa video gatimesh e pjatash të ndryshme, pasion ky që e ka frymëzuar të botojë dy libra me receta gatimesh. Por duket se planet e saj do të shkojnë edhe më tej.

Në aplikacionin “Ask me a question” në “Instagram”, një nga ndjekësit e ka pyetur Arbanën: “Pse nuk hap një restorant?” E kaq duhej që moderatorja të zbulojë diçka për të ardhmen.
Burimi: Panorama Plus