FUNDJAVA E VIOLA SPIROS NIS QË SOT/ Zgjedh për ta kaluar me njeriun më të dashur - AlpeGossip
FUNDJAVA E VIOLA SPIROS NIS QË SOT/ Zgjedh për ta kaluar me njeriun më të dashur

FUNDJAVA E VIOLA SPIROS NIS QË SOT/ Zgjedh për ta kaluar me njeriun më të dashur

Ditët e fundit temperaturat kanë kapur shifra mjaft të larta dhe kryeqyteti ka qenë shumë i lodhshëm. Të gjithë mezi kanë pritur fundjavën për të mbyllur punët dhe t’i drejtohen bregdetit si zgjidhja më e mirë.

Kështu ka bërë edhe moderatorja Viola Spiro. Ajo duket se nuk ka pritur për ditën e nesërme, por e ka nisur që sot fundjavën e saj. Në ndalesën e parë që ka bërë në Llogara, Viola ka postuar foton me personin me të cilin do të kalojë këtë fundjavë.

Meqenëse pas përfundimit të botërorit ajo u largua për në Greqi me miq, tani ka vendosur t’i dedikohet nënës së saj, Brunilda. Vajzat kanë zgjedhur jugun si destinacion dhe prezenca e njëra-tjetrës do ju zbukurojë këto ditë.