Njihuni me Sindin, vajzën e talentuar 13 vjeçare me pasionin e veçantë për muzikën: Një ditë dua… (VIDEO) – AlpeGossip
Njihuni me Sindin, vajzën e talentuar 13 vjeçare me pasionin e veçantë për muzikën: Një ditë dua… (VIDEO)

Njihuni me Sindin, vajzën e talentuar 13 vjeçare me pasionin e veçantë për muzikën: Një ditë dua… (VIDEO)

‘The Voice Kids’, është shfaqja ku fëmijët emocionojnë të rriturit, ku pasioni i tyre për muzikën është më i madh se vetë mosha e tyre. Ata janë guximtarët e vegjël që sjellin në skenë bashkë me zërat e ëmbël dhe frikën, pasigurinë, çiltërsinë dhe ëndrrat e fshehura në sirtarë shumëngjyrësh.

Një prej tyre është dhe Sindi, vajza 13 vjecare nga qyteti i Durrësit ku tregon se pasionin për muzikën e ka të trashëguar nga mamaja e saj e cila ka studiuar për kitarë.


Që në moshën 8 vjecare ka filluar të angazhohet në aktivitete muzikore. Gjithashtu Sindi di të kërcejë shumë mirë. Ama muzika nuk është i vetmi pasion i saj.

Pasioni tjetër është sporti i shahut. Ajo ka marrë pjesë në disa konkurse të shahut dhe ka fituar cmime të para dhe të dyta diha herë. Sindit i pëlqen shumë dhe profesioni i ekonomistes dhe është shprehur se do të ishte shumë e zonja në këtë rol.

Një talent i vogël me plot dëshira dhe pasione po vjen në rritje. Ajo konkuroi natën e parë të spektaklit dhe ka bërë jurinë të kërcente me performancën e saj.

Ëndrra e vogëlushes është që të fitojë një famë ndërkombëtare dhe me këtë pasion mund ta arrijë./AlpeNews.al/

Për më tepër ndiqni videon më poshtë: