Një situatë e tensionuar ndodhi në puntatën e sotme të “Përputhen”. Gjithccka nisi kur Arjan Konomi po komentonte takimin e Andit me Antonelën dhe i kritikoi djemtë që dalin me dy vajza. “Jeni bërë si eskorta, si djem që dalin në takime me pagesë”-tha Arjani.
Mirëpo në këtë moment edhe Antonela po diskutonte për Atdheun dhe faktin që ai refuzoi Ledjanën pasi do të dilte në takim me një vajzë.
Atdheu u ofendua nga fjalët e Arjanit dhe nga Antonela e cila e thërriti: “O kafsha”.
Atdheu u largua nga studio i nevrikosur dhe djemtë i shkuan pas. Konkurrenti u rikthye pas publicitetit duke thënë se kjo është hera e fundit që rikthehet pasi ndihet shumë i ofenduar.