TAKOI EDHE MAMANË E KIM KARDASHIAN/ Albana Osmani po e shijon amfAR Gala në maksimum (FOTO) – AlpeGossip
TAKOI EDHE MAMANË E KIM KARDASHIAN/ Albana Osmani po e shijon amfAR Gala në maksimum (FOTO)

TAKOI EDHE MAMANË E KIM KARDASHIAN/ Albana Osmani po e shijon amfAR Gala në maksimum (FOTO)

Albana Osmani është një prej te ftuarave të amfAR Gala mbrëmjen e sotme në Kanë.

E veshur me një fustan ngjyrë floriri, ajo u shfaq në tapetin e kuq për t’u bërë shpejt njësh me gjithë personazhet e famshëm që janë mbledhur në eventin e mbledhjes së fondeve për kërkime kundër AIDS.

Pak më parë, moderatorja e njohur postoi një foto me modelen Adriana Lima, duke e quajtur ironikisht shoqen e saj.

View this post on Instagram

‘With my friend ‘ @adrianalima #amfar

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

Por, tashmë Albana ka mundur të afrohet edhe me Kris Jenner, mamanë-menaxhere të motrave Kardashian- Jenner duke shkrepur edhe një pozë me të.

“Me mamin seksi Kris Jenner”, shkruan Albana, “Po po, po e shijoj galanë amfAR. Me njerëz të bukur dhe të mrekullueshëm.”

 

Albana u ftua në eventin e bamirësisë nga modeli shqiptar Ronald Lekaj.