“TOLA DO NJË BURRË QË TA RRAHË…”/ Studioja “merr flakë” nga komenti i Redit – AlpeGossip
“TOLA DO NJË BURRË QË TA RRAHË…”/ Studioja “merr flakë” nga komenti i Redit

“TOLA DO NJË BURRË QË TA RRAHË…”/ Studioja “merr flakë” nga komenti i Redit

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Tolës me Azemin. Mirëpo, sipas Redit, asnjë djalë në studio nuk është i duhuri për konkurrenten.

Ai tha se Tola do dikë që “ta rrahë tre herë në ditë”, duke shkaktuar shumë zhurmë në studio. “Do atë shprehjen “të më rrahë tre herë në ditë” vëlla, atë do ajo. Nuk do njeri të qetë ajo. Për tipin që ka Tola as Albi, as unë, as Azemi nuk jemi të duhurit. Tola nuk do këtë tip mashkulli”, tha ai.

“Nuk jam dakord për shprehjen që përdore”, i tha Albi, i cili u mbështet dhe nga pjesa tjetër e studios.

“E ka thënë Bleona Qereti “Unë dua burrë të më rrahë tre herë në ditë. Është batutë, domethënë do burrë të fortë”, sqaroi Redi.