Nevina Shtylla dhe Eni Shehu duket se i kanë prishur marrëdhëniet mes tyre.
“Prive.al”raporton se dy moderatorët, të cilët bashkë kanë qenë për një sezon të plotë në programin ‘Jo vetëm modë’, kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin.
Një shkas për këtë debat kuptohet disi edhe në emisionin me Dojna Memën kur Nevina pyetet pse nuk e ndjek në rrjete sociale ish-kolegun.
“Ma ka bërë bllok”, shprehet Shtylla duke buzëqeshur.
Nuk e dimë nëse ky konflikt ka ndodhur pas largimit të moderators, e cila këtë sezon kaloi në televizionin “Top Channel” duke moderuar ‘Procesi Sportiv’ krah Edi Manushit.
Gjithsesi presim që moderatorët të sqarojnë situatën njëherë e mirë.