Pavarësisht se ka nisur sezoni i ri i “Për’puthen” dhe vëmendja është te vajzat dhe djemtë e rinj, ish-konkurrentët dinë se si t’i kthejnë sytë nga ata. Madje disa nga më të komentuarit janë Antonela Berisha, Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba.
Pasi mbaroi programi i dashurisë, Mevlani dhe Ledjana nuk vazhduan më bashkë. Kjo e fundit tha se një nga shkaqet ishte Antonela, e cila gjithmonë e ka mohuar këtë gjë.
Madje edhe kur ishte e ftuar së bashku me Mevlanin në emisionin “Jashtë Loje”, Antonela insistoi se shkaku i ndarjes së tyre nuk ishte ajo.
Gjërat midis Antonelës dhe Mevlanit duken se shkuan mirë gjatë gjithë verës. Dy ish-konkurrentët kanë treguar nëpër intervista të ndryshme si dhe me daljet e tyre të herë pas hershme se kanë pasur një raport të mirë shoqëror.
Ama ditësh e djeshme ndjekësit e protagonistëve, vendosën re një detaj. Antonela e hoqi nga lista e “following” Mevlanin dhe kur u pyet për këtë në koment, 25-vjeçarja dha një përgjigje që se prisnim.
“Se është askushi për mua”, iu përgjigj Antonela ndjekësit. Nga ana tjetër, Mevlani nuk ka reaguar fare, por e hoqi edhe ai nga personat që ndiqte, orë më vonë.