Një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5” u diskutua një status i Skerdi Farias, i cili është bërë viral menjëherë në rrjetet sociale. Në status, Skerdi u bënte thirrje të gjithë meshkujve “të investonin te femra e tyre” me një palë buzë të reja.
Ndër të ftuarit në studio ishte edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, i cili tha se nuk ishte dakord me mënyrën sesi ishte shprehur doktori.
“Tani unë të kem shoqen time në krah dhe ajo të shprehë dëshirën të bëjë buzët, unë nëse do e kem mundësinë do e bëj. Nuk e shoh si gjë të keqe. Edhe kur thonë “femra ime” ose “mashkulli im”, ne shqiptarët e kemi si shprehje, nuk e themi për keq”, u shpreh ai.