RONELA HAJATI HAP “EUROVIZIONIN”/ Këngëtarja ndez skenën me performancën e saj – AlpeGossip
RONELA HAJATI HAP “EUROVIZIONIN”/ Këngëtarja ndez skenën me performancën e saj

RONELA HAJATI HAP “EUROVIZIONIN”/ Këngëtarja ndez skenën me performancën e saj

Ka nisur nata e parë e gjysmëfinales së “Eurovision” ku 17 shtete do të konkurrojnë për një nga 10 vendet që do të kalojnë në finalen e madhe. Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati sikurse është bërë me dije çeli e para mbrëmjen.

Artistja shqiptare dhuroi një super performancë shpërthyese sikurse kishte paralajmëruar. Ajo na përfaqëson me këngën “Sekret” që në versionin përfundimtar erdhi në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Performancës së Ronelës iu bashkëngjit edhe ajo e balerinëve profesionistë udhëhequr nga Klaudia Pepa. Ovacionet dhe duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta teksa janë votat e njerëzve, jashtë Shqipërisë, që do vendosin “fatin” e Ronelës nëse ajo do shkojë apo jo në finale.