PLAS SHERRI/ Përplasen Aulona Musta dhe Sindi Loci: Gazetare tallavaje, më ke lutur të… – AlpeGossip
PLAS SHERRI/ Përplasen Aulona Musta dhe Sindi Loci: Gazetare tallavaje, më ke lutur të…

PLAS SHERRI/ Përplasen Aulona Musta dhe Sindi Loci: Gazetare tallavaje, më ke lutur të…

Moderatorja Aulona Musta dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën duke bërë deklarata të forta në rrjete sociale. Gjithçka nisi nga një reagim që Sindi bëri në Instastory në lidhje me perfomancën e Ronela Hajtit në Eurovision, temë e cila u diskutua nga Aulona Musta e ftuar në “Open”.

Sindi shkroi: “Nuk ja kam idenë se si mund të vendosni në panel PROFESIONISTËT e vërtetë të muzikës me njerëz qe as kanë lidhje me muzikën dhe janë injorantë ashtu siç mund të jem unë në gazetari apo drejtori! Nuk dinë të shpjegojnë pse kënga është tallava, po thonë është riprodhuar në filan studio… Merren me temën, jo po mua më pëlqen, jo po s’më pëlqen, kur po theksohet nga fillimi i emisionit që nuk është çështje shije në momentin që ti merr përgjegjësinë të përfaqësosh VENDIN tënd në një SUPER EVENT. Asgjë personale as me personin që na prezantoi as me njerzit këtu që po e mbrojnë me mish e me shpirt po s’po qullin gjë. Pranoni more njerëz që skeni pikë profesionalizmi dhe korrupsioni është në kulm. Ata që së meritojnë e marrin vendin për të na përfaqësuar pa pik transparence se kanë lidhje të vjetra. Komunizmi vërtet qëndron tek ju realisht… Goca filanit, motra filanit ehaaaaaaaa”.

Plas sherri, përplasen Aulona Musta dhe Sindi Loci: Gazetare tallavaje,

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Aulonës, e cila ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram statusin e Sindit, bashkëngjitur me një pjesë nga videoja e këngës së saj në bashkëpunim me dy motrat. Ajo ironizon këngën dhe Sindin e cilëson “artistja e vërtetë.”

“Dhe pasi kritikon tallavanë….. artistja në fjalë na prezanton me artin e vërtetë… me artin që duhet të përfaqojmë dhe që duhet të na përfaqësojë nëpër evente”, shkruan Aulona.

Plas sherri, përplasen Aulona Musta dhe Sindi Loci: Gazetare tallavaje,

Krahas videos moderatorja shkruan: “Qesha shumë… pa ë normalisht se s’mund ti lejoja vetes të qeshja me ë, se un nuk jam artiste me vlera…”, duke ironizuar mënyrën e shkrimit të Sindit.

“Moj Aulona sa gazetare tallavaje je”, ia kthen Sindi dhe vazhdon me një shkrim të gjatë.

Plas sherri, përplasen Aulona Musta dhe Sindi Loci: Gazetare tallavaje,

Sindi shkruan se është artiste, ndërsa Aulonën e quan “gazetare tallavaje”, e cila sipas ish-konkurrentes e ka lutur t’i shkojë në emision.

Statusi i Sindit: “Sa keq më vjen për gazetarë të formatit tënd. U duk shum qartë profesionalizmi në atë panel i njerëzve të vertet që kanë studiuar për atë pjesë siç edhe e madhja Eni Vasili e përcaktoi.

Në rradhë të parë ajo këngë që unë dhe motrat kemi realizuar është bërë nga lekët tona dhe jo buxheti i SHQIPTARËVE. Si kam hyrë në hak askujt me gjakun tim.

E dyta nuk shkova unë të përfaqesoja apo motrat e mia SHQIPERINË ne EUROSONG. Teksti dhe muzika është bërë nga profesionistë dhe mund ti pyesësh çfare intervalesh janë përdorur dhe çfarë është stili i tallavasë apo pop/ Sa e turpshme është tani të merrem me ty për këtë temë dhe të edukoj ty falas për muzikën. Po e dashur jam artiste dhe do vdes e tillë ashtu siç je ti gazetare tallavaje që më ke lutur 2 here me të ardh në emision dhe s’të kam ardhur.

Nëse quan muzikën dhe tekstin e kënges time më të dobët se kënga që na ka përfaqesuar në Eurovision pyet sërish një profesionist dhe ma argumenton pse-në. Po s’mund të bëhet një diletante si puna jota te Alasi me kompetenca për një profesion që duhen vite, dekada studime. Siç ishin e nderuara Diana Ziu, I madhi Robert Aliaj, dhe pianistja madhe Ibrahimi. Mua do më vinte turp të ulesha në atë panel që kam 18 vite që studioj MUZIKË KLASIKE dhe të debatoja me këto figura.

Aulona e fitove nje tag më në fund nga unë.”

Plas sherri, përplasen Aulona Musta dhe Sindi Loci: Gazetare tallavaje,