Mes Arbanës dhe Xhemit hyn një e tretë, kurse Xhemi shpërthen në lot – AlpeGossip
Mes Arbanës dhe Xhemit hyn një e tretë, kurse Xhemi shpërthen në lot

Mes Arbanës dhe Xhemit hyn një e tretë, kurse Xhemi shpërthen në lot

Nuk ishte gjithçka ashtu siç menduam. Fillimisht Xhemin në “Dua të të bëj të lumtur” e çoi nëna e një fanseje të vogël. Ajsi 5 vjeçe që e kishte takuar Xhemin një herë në një koncert dhe që atëherë mendon se është e bukur si ajo dhe se i ngjan (dhe jo se nuk i ngjante). Për herë të parë mbase hyri dikush mes Xhemit dhe Arbanës dhe kjo e fundit ishte në këmbë dëshmitare dhe organizatore e së gjithës. Në një moment nën zë s`e la dot pa e thënë: “Tani po bëhen xheloze unë”. E ëma e vajzës ia ktheu se edhe Ajsi në fakt është xheloze për miqësinë që Arbana dhe Xhemi kanë. Edhe pse kur erdhi në studio nuk e dha veten.

Top Channel. Pikërisht videomesazhi ishte ai që e bëri të qante Xhemin si rrallëherë dhe në fund një letër e Redonës, një mikeje të përbashkët të Xhemit dhe Arbanës që jeton në Amerikë.