Çiljeta feston ditëlindjen, dhe mamaja e saj “pa dashje” na tregoi sa vjeç bën – AlpeGossip
Çiljeta feston ditëlindjen, dhe mamaja e saj “pa dashje” na tregoi sa vjeç bën

Çiljeta feston ditëlindjen, dhe mamaja e saj “pa dashje” na tregoi sa vjeç bën

Çiljeta Xhilaga feston sot ditën e lindjes. Siç e dimë tashmë, kjo ditë është e veçantë për këngëtaren pasi ka ardhur në jetë edhe djali i saj Fernando. E ku ka më bukur se ditëlindjen ta ndash me njeriun më të shtrenjtë të jetës? Epo urimi më i veçantë duket se ka ardhur nga nëna e këngëtares, e cila përveç fjalëve emocionuese na ka zbuluar se Çiljeta sot mbush 33 vjeç.

“Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një liber i tërë. Si sot e 33 vjet më parë erdhe në jetën tonë dhe na dhe shumë lumturi mbas dy çunave të xhajës tënd erdhe ti vajzë dhe gëzoj gjithë familja duke të vënë dhe emrin nusja xhajës Teuta emrin Ciljeta .Ti je drita e syve të mi .Por ti na dhe nje gëzim akoma më të madh. Na solle në jetë nje princ të vogël Fernandon që zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tonë .Mami babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira paçi në jetë. Zoti ju bekoftë”, shkruan e ëma e këngëtares.