NË MES TË EMISIONIT/ Babai i Albanit zbulon marrëdhënien me Miriamin (FOTO) – AlpeGossip
NË MES TË EMISIONIT/ Babai i Albanit zbulon marrëdhënien me Miriamin (FOTO)

NË MES TË EMISIONIT/ Babai i Albanit zbulon marrëdhënien me Miriamin (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme në emisioni “Soiree” kanë qenë të ftuar miq dhe familjar të këngëtarit Alban Skënderaj të cilët rrëfyen shumë të pathëna për marrëdhënien e tyre me kantautorin e njohur. Një ndër të ftuarve ka qenë edhe babai i Albanit, Qerim Skënderaj, i cili është vendosur në siklet teksa është pyetur se kë ka nuse më të mirë.

“Kë ke nusen më të mirë?” e ka pyetur Jonida, babain e këngëtarit i cili me përgjigjen e tij ka zbuluar dhe raportin me Miriamin.

“Kjo është një pyetje njëçik intriguese! Për mua janë të gjitha  njësoj, duke pasur secila veçorinë e tyre. Marrëdhëniet e mia me to janë si baba me të bijën, veçanërisht për ato atje e kam ndjerë këtë lloj detyrë sepse i kanë munguar prindërit e tyre. Ndërsa raporti me Miriamin ka edhe diçka tjetër se përveç këtij raporti unë komunikoj me Miriamin edhe në fushën artistike.”, është shprehur Qerim Skënderaj.