”DO MË KESH SHOK”/ Jul Deda na emocionon me fjalët që i kushton nipit në pagëzimin e tij – AlpeGossip
”DO MË KESH SHOK”/ Jul Deda na emocionon me fjalët që i kushton nipit në pagëzimin e tij

”DO MË KESH SHOK”/ Jul Deda na emocionon me fjalët që i kushton nipit në pagëzimin e tij

Julian Deda ëshë shumë i pëlqyer nga publiku për shkak të natyrës së tij humoristike. Ai është shndërruar në të preferuarin tonë, për shkak të roleve të shumta që ka bërë në emisionet shqiptare.

Dita e sotme për aktorin nuk është e zakonshme. Juli ka pagëzuar nipin e tij, dhe sigurisht e ka ndarë këtë moment me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale. Ai ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar djalin që mban në krahe.

“Më ke xhaxha, do më kesh edhe kumbar dhe shumë shpejt do më kesh edhe shok të ngushtë. Zoti të bekoftë Domenik Deda”, -ka përfunduar Juli me emocion. Me një qiri në dorë dhe i veshur me një kostum të zi, Juli ka treguar se sa bukur është të jesh xhaxha.

Të shumta kanë qenë edhe komentet që aktori i humorit mori nga dashamirës dhe miq të tij, për më të voglin e familjes Deda. Sa më shumë vite të lumtura për nipin e Julian Dedës.