“Femra kur përdhunohet ka moment kënaqësie”/ Robert Aliaj reagon ashpër pas deklaratës shokuese (FOTO) – AlpeGossip
“Femra kur përdhunohet ka moment kënaqësie”/ Robert Aliaj reagon ashpër pas deklaratës shokuese (FOTO)

“Femra kur përdhunohet ka moment kënaqësie”/ Robert Aliaj reagon ashpër pas deklaratës shokuese (FOTO)

Gjatë një interviste mbrëmjen e kaluar në emisionin “Provokacija”, artisti shqiptar bëri bujë të madhe në media me rrëfimin për herën e tij të parë. Roberti tregoi se ajo kishte ndodhur kur ishte 16-vjeç dhe në fakt e kishin përdhunuar.
Megjithatë, Roberti deklaroi se megjithëse ishte përdhunim, ai e kishte shijuar. Madje u shpreh se edhe kur femrat përdhunohen, e ndjejnë një moment kënaqësie.

“Kam qenë i vogël dhe nuk kam bërë dashuri por më ka përdhunuar, një mami. Nuk ishtë traumatike, më pëlqeu shumë por që vetëm më shkatërroi sepse bënte xhiro aq shumë sa më copëtoi fare. Unë isha 16 vjeç. Unë e shijova mbas faktit sepse edhe një femër kur përdhunohet e ka nje moment kenaqësie, por kjo s’do të thotë që nuk u përdhunuar, është fakt”- është shprehur ai.

Pasi kjo deklaratë ka bërë zhurmë të madhe në media dhe ka agravuar publikun, në një rrëfim për revistën ‘Class’, këngëtari është shprehur se gjithçka e ka bërë për ironi.

“Mund të kesh 100 argumente interesante dhe të gjithave mediave te shitura t’ju interesoj vetëm një informacion pa vlerë, një provokim ironik për ta bërë lajm. Unë ja dhashë këtë kënaqësi me qëllim: E para meqë e kuptova që po kërkohej një lajm dhe mua më pëlqen të eksperimentoj qëllimisht që ata të bënin atë që prisja unë, ta nxirrnin nga konteksti dhe të tregoheshin keqdashës.”- ka thënë ai.

“Dhe e dyta lëvizja “Me too Movement”, për të cilët kam rezerva për celebritetet që pretendonin majtas-djathtas se ishin përdhunuar mbasi kishin shkuar vetë për të përfituar ndonjë rol ose tjetër gjë, dhe pastaj u kujtuan mbas 20 – 30 vjetësh për arsye interesash të tjera, etj. Më tepër e bëra për ironi për arsyen e dytë. Dhe kështu u realizua Provokacija on Provokacija një provokim me shaka e transformuar në dramë. Sepse skandal do të thotë shikueshmëri dhe të gjithë po konkurrojnë për pjesën e luanit. Dhe njerëzve u serviren gjërat më pa vlerë. Mirëpo mua më intereson ky degradim, ky model gazetaresk i pështirë, në këtë demokracinë tonë të çoroditur nga krizat dhe ndërgjegja e korruptuar e një pjese. Më intereson ta provokoj interesin e tyre të veçantë për spekulimet, thashethemet, deformimet e informacionit, etj.”- ka përfunduar Roberti.