ATMOSFERA E FESTAVE/ Kjo është dhurata më e bukur që Anjeza Shahini ka këtë fundvit - AlpeGossip
ATMOSFERA E FESTAVE/ Kjo është dhurata më e bukur që Anjeza Shahini ka këtë fundvit

ATMOSFERA E FESTAVE/ Kjo është dhurata më e bukur që Anjeza Shahini ka këtë fundvit

Anjeza Shahini ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje nga ambienti festiv në shtëpinë e saj. Midis shume ngjyrave dhe dhuratave ka dalluar vajza e vogël e këngëtares, Tori.
“Dhurata më e bukur pranë pemës sonë”, ka shkruar artistja krah fotos ku duket se vogëlushja është ulur mbi kutitë e paketuara poshtë pemës së Vitit të Ri.
Ky vit siç kuptohet edhe nga postimet e ndryshme në rrjetet sociale, ka qenë ndër më të lumturit për Anjezën pasi familja e saj ishte edhe më e zgjeruar, pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë.
Kujtojme se Shahini e zbuloi pamjen e të voglës kur ajo festoi 1-vjetorin, pasi deri në ato momente ishte treguar mjaft e kujdesshme për të mos zbuluar detaje nga vajza.