NË NJË LIDHJE PËRSËR? Brad Pitt dhe Jennifer Aniston vendosën ta lënë pas të shkuarën! – AlpeGossip
NË NJË LIDHJE PËRSËR? Brad Pitt dhe Jennifer Aniston vendosën ta lënë pas të shkuarën!

NË NJË LIDHJE PËRSËR? Brad Pitt dhe Jennifer Aniston vendosën ta lënë pas të shkuarën!

Në rast se e kishit humbur, pak ditë më parë, Brad Pitt ishte i ftuari i fundit që la festën e organizuar nga Jennifer Aniston dhe një ndodhi e tillë, padyshim që u bë virale në internet. Për një çast, të gjithë menduam se dyshja e famshme janë kthyer në krahët e njëri tjetrit dhe s’kishim faj.

Burime për Us Weekly, bëjnë me dije se Brad dhe Aniston kanë vendosur ta lënë pas të shkuarën dhe të ecin para, pa menduar se si njëherë e një kohë, aktori e la për Angelina Jolie-në.

“Jen dhe Brad shkojnë shumë mirë tani me njëri tjetrin sepse kanë vendosur ta hedhin pas krahëve të shkuarën dhe të mos analizojnë më çfarë nuk shkoi mirë. Të dy, duan të shohin përpara, jo pas. Ai po e mban përgjegjësinë e tij. S’e kuptoi atë kohë dhimbjen që i shkaktoi Jennifer-it. Ishte kaq i dhënë pas Angelina-s sa s’shihte më jashtë atij tuneli.”

Kjo do të thotë që ish- çifti i preferuar i Hollywood-it, janë sërish çift?!

Hmm, ende jo, por miqtë e tyre thonë se kalojnë shumë kohë bashkë dhe e shijojnë shoqërinë e njëri tjetrit.

“Për Jeniffer të shohë Brad-in është si të shohë një mik të vjetër, shumë të dashur. Ka një lidhje të pandashme mes tyre.”

Shokë të vjetër? U bëmë lëmsh sërish!