U KAP "MAT" ME FLORI MUMAJESIN/ Çfarë po ndodh me Jonidën dhe Romeon? - AlpeGossip
U KAP “MAT” ME FLORI MUMAJESIN/ Çfarë po ndodh me Jonidën dhe Romeon?

U KAP “MAT” ME FLORI MUMAJESIN/ Çfarë po ndodh me Jonidën dhe Romeon?

Pak orë më parë, media ”Panorama” publikoi një video të vjetër që sipas tyre daton 1 vit më parë, të kantautorit Flori Mumajesi dhe këngëtares Jonida Maliqi nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dyshja ndodheshin rrugëve të Parisit dhe nga videoja mund të kuptohej qartë se nuk bëhej fjalë thjesht për shoqëri midis tyre por për diçka më tepër. Në filmim duket jonida e cila prek Florin në vende intime në mes të rrugës, e ky i fundit i hedh dorën në qafë.

Deri tani, pasi video u publikua, nuk ka patur asnjë reagim nga Jonida ose Flori por ka patur një ragim nga i dashuri aktual i Jonidës, Romeo Veshaj. Disa kohë më parë ky i fundit e konfirmoi lidhjen me këngëtaren nëpërmjen kësaj fotoje që si çudi sot, pas ”skandalit” të videos, nuk figuron më në profilin e aktorit të humorit.

Deri tani nuk dimë se ç’mund të ketë ndodhur mes çiftit, por sigurisht fshirja e fotos nuk është një shenjë tepër e mirë… /AlpeGossip.al