U tha se në Eurovision kënduan me playback, Eugent Bushpepa zbulon të vërtetën – AlpeGossip
U tha se në Eurovision kënduan me playback, Eugent Bushpepa zbulon të vërtetën

U tha se në Eurovision kënduan me playback, Eugent Bushpepa zbulon të vërtetën

Dy ditë më parë u përhap me shpejtësi një lajm sipas të cilit në skenën e Eurovision, këngëtarët kanë kënduar me playback. Komentuesit në rrjete sociale u shprehën se në gjysmëfinale, Netta fituesja kur këndoi live, kishte bërë gabime ndërsa në natën finale këndoi me playback.

Po ashtu edhe kur shqiptari i rrëmbeu mikrofonin këngëtares britanike, Surie kënga e saj vazhdonte pa ndërpreje.

Lidhur me këtë është pyetur sot i ftuar në “Top Show”, Eugent Bushpepa i cili tha se këngët ishin live dhe sqaroi edhe pjesën me Surien.

“Ishin live. Kënga e Surie-t nuk u ndërpre sepse ishin backvokalistet që këndojnë”, u shpreh Eugenti.