“NUK BËRA SEKS PO E ARGËTOJA”/ Partneri i përgjërohet publikisht Cardi-t për falje (FOTO) – AlpeGossip
“NUK BËRA SEKS PO E ARGËTOJA”/ Partneri i përgjërohet publikisht Cardi-t për falje (FOTO)

“NUK BËRA SEKS PO E ARGËTOJA”/ Partneri i përgjërohet publikisht Cardi-t për falje (FOTO)

Ne fillim të muajit dhjetor, Cardi B deklaroi publikisht se është ndarë nga partneri i saj, reperi Offset. Edhe pse Cardi tha që faji nuk është i askujt, por thjesht mbaroi dashuria, sigurisht që nuk ndodhi kështu.

Fillimisht ishte reagimi i reperit që na bëri të mendojmë se është ai fajtori për ndarjen e dyshes, gjithçka është e qartë.

Pak orë më parë Offset postoi në llogarinë e tij të Instagram-it një video ku shprehu dëshirën më të madhe që ka për ditëlindje. Të jetë me Cardi-n!
“Po kalojmë shumë situata të vështira tani, shumë gjëra po thuhen në media. Dua të të kërkoj falje Cardi! Të kam vënë në siklet, të kam çmendur!”- dëgjohet të thotë reperi në video teksa përpiqet të mbajë lotët.

“Më fal për të gjitha. Më fal që të theva zemrën, më fal që theva premtimin tonë, premtimin e Zotit. Më fal që u tregova kaq egoist dhe shkatërrova gjithçka si bashkëshort. Po përpiqem të jem njeri më i mirë. Dua ta pastroj këtë nga ndërgjegjja ime. Më fal, Cardi! Të dua.”

Sigurisht, në videon e tij të përgjerimit, s’mund të mos përmendte as bebushen 5 muajshe të çiftit, duke thënë se do që Krishtlindjet t’i kalojë pranë saj.

“Dua të jem me ty për gjithë pjesën e mbetur të jetës sime.- vazhdoi ai. Më fal për çfarë të bëra. Unë nuk bëra seks me atë vajzë, thjesht po e argëtoja. A më kupton se çfarë po them? Uroj që të më falësh. Dëshira ime më e madhe në këtë ditëlindje është të të kem ty sërish.”

Ndërkohë, Cardi B me siguri ka dëgjuar për këtë super video përgjërimi, por asnjë reagim në lidhje me të deri më tani.