Fotot e rralla/ Kur Arbana pozonte krah të shoqit dhe i dedikonte fjalë dashurie – AlpeGossip
Fotot e rralla/ Kur Arbana pozonte krah të shoqit dhe i dedikonte fjalë dashurie

Fotot e rralla/ Kur Arbana pozonte krah të shoqit dhe i dedikonte fjalë dashurie

Arbana Osmani është një ndër moderatoret që prej shumë vitesh ka mbajtur të mbërthyer para ekranit shikuesit shqiptarë, pasi duket se publiku e ka dashur shumë që në fillimet e karrierës, e po njësoj vazhdon edhe sot.

Në gjithë këto vite në ekran, Arbana ka ndarë me publikun e saj shumë histori, ngjarje, apo detaje nga jeta e saj private.

Por duket se një aspakët të jetës së saj, e ka ruajtur gjithnjë me fanatizëm, larg mediave dhe syve të publikut… bashkëshortin dhe të vogëlushin, Jon.

Moderatorja nuk është shprehur kurrë për historinë e saj të dashurisë dhe martesën me partnerin, ndërsa pas lindjes së djalit, nuk ka postuar asnjë foto ku t’i zbulojë imazhin.

Mirëpo disa vite më parë, ajo ka ndarë me fansat e saj të Instagramit pak foto më të shoqin, duke shkruar edhe dedikime dashurie.