NJË TJETËR DASMË MBRETËRORE NË HORIZONT/ Princesha Beatrice i prezanton familjes të dashurin multi-milioner (FOTO) – AlpeGossip
NJË TJETËR DASMË MBRETËRORE NË HORIZONT/ Princesha Beatrice i prezanton familjes të dashurin multi-milioner (FOTO)

NJË TJETËR DASMË MBRETËRORE NË HORIZONT/ Princesha Beatrice i prezanton familjes të dashurin multi-milioner (FOTO)

und të kemi një tjetër dasmë mbretërore brenda disa muajve teksa Princeshë Beatrice raportohet se i ka prezantuar të dashurin e saj të ri familjes.

Sipas “The Daily Mail” 30 vjeçarja është në një lidhje me multi milionerin Edoardo Mapelli Mozzi, me të cilin edhe pse po del prej vetëm 3 muajsh, i ka marrë gjërat shumë seriozisht. Burime të afërta me ta thonë se fillimisht ata kanë shijuar shoqërinë e njëri tjetrit në disa takime, më pas kanë bërë edhe disa pushime bashkë dhe e kanë bërë zyrtare lidhjen në festën e bilionerit Lakshmi Mittali, javën e kaluar.

Gjithashtu Princesha e ka prezantaur atë dhe me disa pjestarë nga familja mbretëore, e për këtë arsye mendohet se fejesa mund të vijë që brenda këtij viti dhe muajt e parë të 2019 do të planifikohet edhe dasma. Edoardo është i divorcuar, madje ka dhe një djalë 2 vjeç nga lidhja e tij e mëparshme por kjo nuk besohet të jetë problem për Mbretëreshën, meqë ajo e dha një herë bekimin për Meghan Markle e cila kishte qenë e martuar më parë.

Nuk dihet ende nëse nipat dhe mbesat e familjes mbretërorë angleze janë duke u nxituar te gjithe për të bërë një dasëm përpara se Mbretëresha ti dorëzojë fronin Princit Charles vitin tjetër apo thjesht i pëlqen të jenë në këtë “mood”-in e martesave, por ne s’do na vinte keq të shihnim një ceremoni tjetër në një nga kështjellat britanike