“MË PËLQEN TË JEM SHTATZËNË”/ Elita publikon fotot më të ëmbla me barkun e fryrë – AlpeGossip
“MË PËLQEN TË JEM SHTATZËNË”/ Elita publikon fotot më të ëmbla me barkun e fryrë

“MË PËLQEN TË JEM SHTATZËNË”/ Elita publikon fotot më të ëmbla me barkun e fryrë

Dy ditë më parë, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko konfirmuan për herë të parë lajmin se do të bëhen prindër. Në klipin e ri të Gjikos, ku merrte pjesë edhe Elita, ata shfaqeshin në skenën e fundit të shtrirë në shtrat, teksa Gjiko përkëdhelte barkun e fryrë të partneres.
Tashmë që e ndau lajmin me të gjithë, Elita ka publikuar në profilin e saj fotot e para nga shtatzënia. Ajo ka pozuar gjatë një ceremonie familjare, teksa mbante me duar barkun e fryrë.

“Më pëlqen të jem shtatzënë.”- shkroi Elita krahas fotove ku shkëlqente nga nuri i shtatzënisë.