“Rihanna jep sinjalin”/ Kjo kapele do të na duhet patjetër këtë vjeshtë (FOTO) – AlpeGossip
“Rihanna jep sinjalin”/ Kjo kapele do të na duhet patjetër këtë vjeshtë (FOTO)

“Rihanna jep sinjalin”/ Kjo kapele do të na duhet patjetër këtë vjeshtë (FOTO)

nstagrami është bërë sot një nga burimet më të mira për prurjen e ideve të reja të modës.

Nëse dhe ti je e fiksuar pas trendeve të fundit, mjafton të ndjekësh disa nga fashionistat më të njohura dhe do të zbulosh se cilat janë veshjet më “in” të momentit.

Ne të paktën, kemi zbuluar një aksesor që do të bëjë namin këtë sezon dhe që sipas Rihanna-s duhet ta keni me patjetër.

Është fjala për kapelen me dizajn të lëkurës së gjarprit. Printimet me lëkurë kafshësh, si leopardi, zebra, gjarpri janë rikthyer fuqishëm këtë vjeshtë.

Pasarelat e “Gucci”-t, “Isabel Marant” etj ishin të mbushura me krijime nga printi i gjarprit.

Aksesorët janë mënyra më e mirë për të përqafuar një trend të ri kur nuk jeni të sigurt nëse bën për ju. Nëse ju pëlqen ideja e printit të gjarprit, por thjesht nuk mund ta shihni veten të veshur me të, atëherë një kapele e tillë do të jetë perfekte.

Rihanna duket mjaft e bindur se ky do të jetë trendi i vitit, aq sa është veshur nga koka te këmbët me printin e gjarprit në ngjyrë bardhezi dhe gri.

Nga këpucët te fustani dhe xhaketa, gjithçka në print gjarpri. Por ajo që na tërhoqi ne vëmendjen është pikërisht kapela e saj e rrumbullakët që i shkon pa masë.