Aktori turk i serialit “Një pjesë e imja” që mbajti mbërthyer pak kohë më parë gjithë publikun shqiptar para ekranit, Serdar Ozer i cili luante rolin e të keqit ka surprizuar së fundmi me deklaratën e tij.
Aktori i cili është mjaft i famshëm në Turqi i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram dhe në njërën prej tyre ka zbuluar se ka origjinë shqiptare.
Ozer është pyetur nga fansat se nëse ka vizituar ndonjëherë Kosovën dhe përgjigja e tij ka qenë: “Jo por nëna ime është nga Kosova”, duke habitur kështu gjithë fansat.