“ARJOLA MBRETËRESHA E SHQIPËRISË”/ Aktorja e njohur merr surprizën e bukur nga fansat (VIDEO) – AlpeGossip
“ARJOLA MBRETËRESHA E SHQIPËRISË”/ Aktorja e njohur merr surprizën e bukur nga fansat (VIDEO)

“ARJOLA MBRETËRESHA E SHQIPËRISË”/ Aktorja e njohur merr surprizën e bukur nga fansat (VIDEO)

Lart mbi shtëpinë e “Big Brother VIP” parashutat kanë nisur sërish që të surprizojnë banorët. Ishte Arjola Demiri, ajo që ditën e sotme mori një surprizë mjaft të bukur nga fansat e saj.

Teksa parashuta qëndronte mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri, mbante një banderolë me një foto të madhe të aktores së njohur.

“Arjola mbretëresha e Shqipërisë. I meriton të gjitha”, shkruhet në foton, të cilën edhe banorët e tjerë e pëlqyen shumë.

Kjo surprizë e ka emocionuar shumë Arjolën, e cila tha se e kishte marrë malli të kalonte ndonjë parashutë.