PESË FINALISTË MË 18 SHKURT? Ja vendimi i “Vëllait të Madh” për kërkesën e banorëve – AlpeGossip
PESË FINALISTË MË 18 SHKURT? Ja vendimi i “Vëllait të Madh” për kërkesën e banorëve

PESË FINALISTË MË 18 SHKURT? Ja vendimi i “Vëllait të Madh” për kërkesën e banorëve

Mbrëmjen e djeshme u hodh ideja që në finalen e madhe të “Big Brother VIP” të jenë pesë banorë dhe jo katër siç ishte vendimi i “Vëllait të Madh”. Madje banorët diskutuan me njëri-tjetrin edhe pas përfundimit të spektaklit, e dukej se disa e donin patjetër një gjë të tillë.

Por ditën e sotme, “Vëllai i Madh” ka dërguar një zarf të bardhë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të cilin e lexoi Donaldi.

Në të shkruhej se vendimi për katër finalistë më datë 18 shkurt nuk do të ndryshojë.

“Banorë, vendimi për katër finalistë mbetët i pandryshuar. Ju rikujtojmë se vijon të jetë një televotim për dy finalistët e tjerë”, shkruhet ndër të tjera në zarfin e bardhë.