Turbina hap dyert për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit – AlpeGossip
Turbina hap dyert për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit

Turbina hap dyert për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit

Skena e re “Art Turbina” do të çelë siparin e një sërë shfaqjes që pritet të pasurojnë jetën artistike të kryeqytetit.

Tirana do të mirëpresë takimin më të madh teatror të vitit me një kast prej 14 trupave teatrore.

Në një video të publikuar nga kryebashkiaku Veliaj në “Facebook”, emrat më të njohur të skenës, si Artisti i Popullit Reshat Arbana, Ndriçim Xhepa, Lulzim Zeqja, Helidon Fino, i bëjnë thirrje publikut artdashësh që të mos humbasë këtë festë të artit shqiptar.

“Të gjithë së bashku në të njejtën skenë”, thekson Reshat Arbana.