Niko Komani për shumë vite ka qenë dizenjator i veshjeve ekstravagante të Encës, por përpos bashkëpunimit profesional, dyshja ishin edhe shumë miq. Prej kohësh ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunimi mes tyre është ndërprerë. Për këtë arsye kohë më parë nisën thashetheme se Enca dhe Niko janë zënë dhe nuk flasin me njëri-tjetrin.
Lidhur me sherrin e shumëpërfolur, Niko ka folur sot për herë të parë i ftuar në “Shiko kush luan”.
“Nuk prishet raporti me shokët apo shoqet e ngushta. Thjesht kemi lënë një hapsirë për t’u inspiruar. S’jemi zënë, thjesht puna është ndarë”, u shpreh Niko.